Sfida mes Milanit dhe Cagliarit e cila u lujat dje, u mbyll me rezultatin 1-0, në favor të ekipit të Massimiliano Allegrit. Ndërsa për fitoren e marrë në një intervistë për “DAZN” ka folur edhe trajneri i ekipit “kuqezi”.
Ai u shpreh se është shumë i kënaqur për triumfin, por duke mos lënë pa përmendur se nuk ishte e thjeshtë. Duke shtuar ndër të tjera se rivali i tyre i kishte vënë në risk disa herë.
“Cagliari vrapoi shumë dhe krijoi rrezik. Duhej të përmirësoheshim, sidomos pas golit”, ka thënë ai.
Trajeri gjithashtu në analizën e tij përfshiu edhe dy emrat si Rafael Leaon dhe hyrjen më të re Niclas Fullkrug, për të cilët të dy i vlerësoi me nota pozitive por sigurisht edhe me disa kritika të vogla. Ndërsa me sytë drej titullit, Allegri tregohet shumë kërkues për ekipin e tij, pasi vetëm kaq nuk mjafton për Scudetton.
“Po punojmë mirë dhe kam një grup lojtarësh të jashtëzakonshëm. Dy ndeshje radhazi pa pësuar gol tregojnë pjekuri mendore. Nuk ka kuptim të flasim për “Scudetto”-n. Duhet të mbledhim pikë për të qenë në katërshen e parë dhe të arrijmë muajin mars në formën më të mirë”, ka përfunduar trajneri.
