Marcelo Brozovic do të jetë lojtari më i ri që do t’i bashkohet Al Nassr nga Europa. Mesfuhsori i Interi i ka thënë “PO” ofertës së arabve, teksa do të përfitojë 100 milionë euro gjatë 3 sezoneve në Arabi.
Tashmë zikaltërtit nga shitja e Brozovic kanë mbushur arkat e klubit, pasi 23 milionë euro janë paguar për shërbimet e kroatit. Al Nassr i bëri “nder” Kristjan Asllanit pasi tashmë janë rritur ndjeshëm mundësitë për të pasur më shumë minuta, por përsëri drejtuesit kanë vendosur të gjejnë një tjetër mesfushor.
Sipas “Sky Sport Italia” bëhet e ditur se Interi dëshiron Frattesin dhe tashmë për ditën e sotme është planifikuar një takim mes drejtorëve Beppe Marotta dhe Giovanni Carnevali. Mbetet të shihet nëse mes palëve do të arrihet ndonjë marrëveshje apo jo.
[caption id="attachment_698657" align="alignnone" width="1200"] Davide Frattesi[/caption]