
Kampioni i botës në çiklizëm në vitin 2018 dhe 2019, Rohan Dennis është vënë në pranga. Dennis është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.
33-vjeçari është kapur nga Policia në Adelaide, në qytetin ku jeton. Mediat australiane raportojnë se Dennis ka përplasur me vetëdije gruan e tij me një makinë që përdorin familja. Ngjarja thuhet se ka ndodhur pranë shtëpisë ku jetonin.
Edhe bashkëshortja e tij, Melissa Hoskins ka qenë një ish-çikliste. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të rënda, nuk ia doli të mbijetojë.
Si fillim, Dennis u hetua për drejtim të pakujdesshëm të makinës, por pasi mblodhën disa prova, hetuesit po dyshojnë se ka qenë vetë çiklisti ai që e ka vrarë gruan e tij. Ky dyshim vjen dhe si shkas i mosmarrëveshjeve që çifti ka patur kohët e fundit.