
Talenti i Bylisit, Ardit Hoxhaj, do të luajë përkrah Andi Lilës te Pas Janina sezonin e ri. Marrëveshja është zyrtare dhe kështu sulmuesi i ri bën një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke kaluar në kampionatin grek. Një përvojë, që do ta ndihmojë Hoxhajn të rritet shumë profesionalisht. Lojtari në fjalë ra në sy gjatë sezonit të fundit, pasi ka bërë një paraqitje shumë të mirë me Bylisin, duke shënuar edhe gola vendimtarë ndaj skuadrave të mëdha të kampionatit. Për këtë arsye Hoxhaj është kërkuar edhe nga klubet më me emër në Superligë, por tashmë ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Fakti që do të ketë një shqiptar në skuadrën e re, do ta ndihmojë më shumë talentin ballshiot.
Poll