
Përpara se të hidhet shorti i kundërshtarëve në Conference League, Vllaznia ka menduar të dalë në fushë në dy miqësore. Kuqeblutë do të përballen me “Vllaznia Eltie”, ekip i formuar në Milano dhe kundër Deçiqit të Tuzit.
Më 14 qershor, është programuar të zhvillohet sfida mes Vllaznisë dhe “Vllaznia Elite” në “Loro Boriçi”. Edhe përballja ndaj Deçiqit do të zhvillohet në Shkodër, por në më datë 21 qershor.
Më poshtë është njoftimi i plotë i KF Vllaznisë në rrjetet sociale:
Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet europiane, stafi teknik në bashkëpunim edhe me drejtuesit e klubit kanë menduar zhvillimin e të paktën dy ndeshjeve miqësore, para se skuadra të spostohet jashtë vendit për të zhvilluar atje pjesën më intensive të përgatitjeve.
Më datë 14 qershor është planifikuar të luhet miqësorja me "Vllaznia Elite", ekip ky që funksionon në Milano dhe është i përbërë nga futbollistë shqiptarë.
Ndërsa më 21 qershor Vllaznia do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin e Deçiqit të Tuzit i cili pak ditë më parë u shpall edhe fitues i Kupës së Malit të Zi.
Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumin "Loro Boriçi" dhe do t'i shërbejnë stafit teknik për të kolauduar sa më mirë ekipin në prag të sfidave të "Conference League".