
Vora
Përveçse do të marrin pjesë në Superiore sezonin e ardhshëm, klubi i Vorës është përkushtuar tejmase edhe tek të rinjtë. Me në krye drejtorin Gentjan Brahiaj, Akademia e Futbollit Vora do të nisë seleksionimet e futbollistëve të rinj.
“FK Vora Akademi njofton se më datë 5 qershor duke filluar nga ora 16:00 fillojnë seleksionimet për ditëlindjet 2007 (U19), 2008 (U18), 2009 (U17). Ndërsa në orën 18:00 ditëlindjet 2010 (U16), 2011 (U15), 2012 (U14).
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këto seleksionime mund të kontaktojnë në numrin 0685771632, tek fusha sportive Ahmetaq”, shkruan Akademia e Futbollit Vora.
View this post on Instagram
Poll