Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

82 gola, Florent Hasani dhe Valentina Troka shpallen “Këpuca e Artë 2023”

Shkruar nga NEWSPORT
82 gola, Florent Hasani dhe Valentina Troka shpallen “Këpuca e

Florent Hasani dhe Valentina Troka kanë fituar “Këpucën e Artë” për vitin 2023, në mbrëmjen gala “Më të Mirët 2023”. Ishte Anila Basha, shefja e futbollit të femrave në FSHF, që i dha çmimin lojtares së Apolonisë. Ajo e mbylli sezonin duke shënuar 66 gola.

Më pas iu dha çmimi Florent Hasanit, ish-lojtarit të Tiranës, që tha: “Kënaqësi e veçantë të marr këtë çmim, të shpallem golashënues duke ndihmuar ekipin tim. Falenderoj klubin e Tiranës pa të cilët do ishte e pamundur të merrja këtë çmim.

Kujtojmë se të dy në total shënuan 82 gola, respektivisht Valentina Troka 66 gola dhe Florent Hasani 16 gola.

Dyshja mbajti nga një fjalim të shkurtër pas marrjes së çmimit.

Florent Hasani: “Përshëndetje të gjithëve. Kënaqësi që e mora këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke ndihmuar ekipin tim. Falënderoj klubin e Tiranës, futbollistët, stafin dhe tifozët bardheblu, pa të cilët nuk do të kisha mundur ta merrja këtë çmim” – përfundoi Hasani.

Valentina Troka: “Ndjehem shumë e lumtur me këtë titull kaq të veçantë, që donte shumë mund dhe sakrifica. Falenderoj ekipin tim dhe vajzat që bënë maksimumin që unë të fitoj këtë çmim. Gjithashtu falenderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit që u jep jetë ëndrrave tona me këto çmime.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga