
Besa është duke punuar në sesionin e merkatos për të bërë afrimet e duhura si edhe për të qëndruar sërish në Kategorinë e Parë. Lufta për Superioren duket shumë larg pasi si pretendetët kryesor duken Flamurtari Elbasani dhe Vora. Kjo gjë marrë shkas nga goditjet e bëra në këtë merkato.
Por sikur të mos mjaftonte me kaq, verdhezinjtë kanë edhe një problem tjetër, që është stadiumi ku do të zhvillojnë ndeshjet. Që prej viti 2019 stadiumi i Kavajës nuk pret më një ndeshje futbolli por është kthyer në një kullotë për bagëti.
Gjatë kësaj periudhe Besa ka luajtur në fushën e Luzit por krisjet me këta të fundit ka bërë që ata të udhëtojnë ku të munden. Por vërdallosja nuk ka filluar ende pasi që pas krisjeve me këta të fundit verdhezinjtë janë detyruar të luajnë san ë Peqin e sa në Berat.
Por “sorollatja” e tyre nuk mbaronme kaq pasi deri më tani ata kanë provuar të luajnë në shumë fusha sin ë Pezë, Peqin, Shijak, Lushnje, Fier, Ballsh edhe Berat.