
Në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e mbetura të javës së 25-të të Superiores. Dy takime mjaft interesante dhe të luftuara, teksa e gjithë vëmendja do të jetë në Durrës dhe Elbasan.
Në “Niko Dovana” do të përballen Dinamo – Vllaznia, ndërsa paralelisht në “Elbasan Arena” do të sfidohen Tirana – Laçi.
Trajnerët kanë zgjedhur edhe formacionet titullarë për ekipet respektive dhe tani gjithçka është gati për startin e dy takimeve.
Formacionet zyrtare:
Tirana – Laçi
Tirana (4-3-3): Kozi; Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari, Mici; Jonuzi, Meta, Lushkja; Abazaj, Latifi, Patrick. Trajner: Erbin Fagu
Laçi (4-2-3-1): Dajsinani; Mjaki, Silva, Dajko, Kurti; Manellari, Kryeziu; Barjamaj, Ujka, Prodani; Sobowale. Trajner: Mirel Josa
Dinamo - Vllaznia
Vllaznia (4-2-3-1): Mehidri; Smajli, Stojanovic, Juric, Hakaj; Alivoda, Krymi; Çoba, Mala, Gruda; Balaj. Trajner: Qatip Osmani
Dinamo (4-2-3-1): Sali; Marku, Hoxha, Behiratche, Lorran; Goudiaby, Andoni; Zabërgja, Denisson, Vila; Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti