
Ditën e djeshme janë zhvilluar takimet finale për Kupën e Federatës në disiplinën sportive volejboll dhe basketboll për femra dhe meshkuj. Tirana ka arritur të jetë pjesë e finaleve si në basketboll dhe volejboll me ekipet e femrave dhe të meshkujve, por arritën të fitonin vetëm një trofe në 4 finale.
Në finale për femra Tirana u ndesh me Partizanin në volejboll ku humbi me rezultatin 1-3 me sete, ndërsa në disiplinën e basketbollit femrat e Tiranës u mundën nga Flamurtari me shifrat 74-81. Në basketboll për meshkuj ishte Besëlidhja që mundi me rrezultatin 97-100 Tiranën, në takimin që u vendos nga koha shtesë. Finalja e vetme e fituar ishte ajo në volejboll për meshkuj ku mundën me shifrat 3-1 Erzenin.