
Trajneri Dritan Mehmeti ka folur në prag të takimit me Erzenit, ndeshje e cila do të luhet më 23 nëntor prej orës 17:00.
Tekniku dinamovit ka treguar se pushimi gjatë ndeshjeve të Kombëtares, i ka bërë mirë ekipit. Po ashtu synimi ndaj skuadrës shijakase është vetëm fitorja.
"Koha më e gjatë për këtë ndeshje na ka ndihmuar për të përmirësuar gjërat në anën fizike dhe taktike. Gjendja është e mirë dhe na jep shpresë për të bërë një ndeshje të mirë.
Qëllimi është që të marrim pikët maksimale, duke ditur pozicionin ku ndodhemi, por edhe të përmirësohemi në lojë. Sepse po rritëm cilësinë e lojës, do të kemi edhe rezultate.
Erzeni duhet respektuar, pasi është një ekip i fortë, por Dinamo City luan vetëm për fitore”, u shpreh Mehmeti ndër të tjera.
Kujtojmë se Redon Danaj dhe Patrik Bardhi janë dy mungesat e “Nëndetëses” për këtë takim.