Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar largohet nga Fiorentina, por jo nga Italia

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar largohet nga Fiorentina, por jo nga Italia

Eljon Toçi është huazuar nga ekipi i Fiorentinës, tek Pro Sesto. Këta të fundit militojnë në Serie C italiane. Toçi vendosi që të mbyllte huazimin tek ekipi i Sestri Levante, për t’u huazuar në një tjetër ekip.

Kujtojmë që Toçi është pjesë e Fiorentina u19 prej vitit 2020, me ekipin “vjollcë” që e ka dërguar në huazim vitin e shkuar, që shqiptari të marrë sa më shumë minuta. 21-vjeçari nga Dibra ka qenë pjesë edhe e ekipeve zinxhir të Kombëtares së Shqipërisë, ku ka luajtur me U19, U20 dhe U21. Teksa lajmin për huazimin e sulmuesit kuqezi, e ka bërë të ditur vetë klubi i Pro Sesto me anë të një njoftimi zyrtar, ku shkruan: “Pro Sesto 1913 njofton se ka siguruar shërbimet sportive të Eljon Toçit në mënyrë të përkohshme nga ACF Fiorentina. Toçi, i lindur në Dibër të Shqipërisë më 9 janar 2003, është një sulmues qendror që bëri debutimin e tij profesional në moshën 17-vjeçare me fanellën e Sudtirol. Me skuadrën e Sudtirol-it në vitin e debutimit mes profesionistëve, ai bëri 4 paraqitje. Një vit më pas u transferua te Fiorentina, ku bëri 86 paraqitje dhe 18 gola për skuadrën Primavera. Toci gjithashtu krenohet me një pjesëmarrje në Serie A, për ndeshjen Lazio-Fiorentina (tetor 2021). Në korrik 2023 ai shkoi në huazim te Sestri Levante, me të cilin bëri 12 paraqitje midis kampionatit të Serie C (grupi B) dhe Kupës së Serie C të Italisë. Sulmuesi i ri i lindur në vitin 2003 ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare, në fakt numëron 17 paraqitje të përgjithshme mes kombëtareve U-19, 20 dhe 21 vjeç. Mirësevini në Pro Sesto Ejon, me urimet më të mira për një vazhdimësi të sezonit plot kënaqësi!”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Pro Sesto 1913 (@prosesto)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga