
Ysni Ismaili është futbollisti më i ri i Vorës. Me anë të një postimi në rrjete sociale, klubi ka bërë të ditur për publikun se ka arritur marrëveshjen me lojtarin.
Ismaili është pjesë e kombëtares U-20 teksa ka luajtur me të gjitha ekipet zinxhirë. Për 21-vjeçarin kjo është aventura e parë në Shqipëri pasi më parë ka luajtur në Maqedoni.
Së fundmi ai ishtë pjesë e Karaorman Struga te e cila u transferua në merkato e dimit. Tashmë mbrojtësi i djathë do të jetë pjesë e Vorës për sezonin e ardhshëm.
Ka qenë vetë klubi që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar në Facebook.
Poll