Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ylber Ramadani pas humbjes me Torinon: Nëse do të shënonim të parët do të shikonim një tjetër ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
Ylber Ramadani pas humbjes me Torinon: Nëse do të shënonim

Ylber Ramadani dhe Lecce e tij u mposhtën në shtëpi nga Torino. Ndeshja e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit italian përfundoi me fitoren minimale 0-1 të torinezëve,

Pas kësaj sfide është prononcuar për mediat një nga pikat kyçe të ekipit të Lecces, mesfushori shqiptar Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare kërkon që në vazhdim të jenë më të bashkuar.

“Nëse do të shënonim të parët do të shikonim një tjetër ndeshje. Pas epërsisë ata fituan besim dhe ne nuk ishim në gjendje të rikuperoheshim. Të mërkurën do të luajmë kundër Parmës. Në dhomat e zhveshjes duhet të jemi të bashkuar, nëse humbëm sot do të duhet t’i rikuperojmë këtë pikë në ndeshjet e tjera. Tani le të mendojmë për Kupën, ne duam të fitojmë”, është shprehur Ramadani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga