
Shqipëria do të luajë të enjten e javës së ardhshme kundër Çekisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Një sfidë që ka nxitur interes të madh dhe pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit. Takimi është programuar të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Gjendja e fushës së këtij impianti duket e mrekullueshme. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shihet që Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërhyrë dhe tashmë tapeti është gati të presë përballjen mes kuqezinjve dhe çekëve.
Kujtojmë që Shqipëria gjendet në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë, 2 më shumë se Çekia që ka një ndeshje më pak.
Poll