Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Supergol nga Sokol Cikalleshi, por VAR “ngrin” buzëqeshjen e bomberit kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Supergol nga Sokol Cikalleshi, por VAR “ngrin”

Sokol Cikalleshi u rikthye me ekipin e Konyaspor në ndeshjen e sotme që këta të fundit po luajnë momentalisht përballë Istanbulspor. Klubi vendosi ta rikthente bomberin kuqezi në ekip, pas përjashtimit që ndodhi për shkak se Cikalleshi kërkoi pagat e prapambetura.

Lexo edhe: FOTOLAJM/ U përjashtua nga ekipi sepse kërkoi pagat e prapambetura, Sokol Cikalleshi rikthehet në… stërvitje

Me t’u rikthyer në ekip, Cikalleshi gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e sotme. Sulmuesi nga Kavaja realizoi një supergol nga jashtë zone në minutën e 79’ të sfidës duke i dhënë të tijëve avantazhin. Por për fat të keq, ky gol u anullua për pozicion të parregullt.

Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare po kalon një formë mjaft të mirë në elitën e futbollit turk. Deri më tani në këtë sezon, 33-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë.

Goli i shënuar nga Cikalleshi. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga