
Redon Xhixha u kthye në qendër të vëmendjes këtë merkato teksa në mediet azere u raportua për një rikthim të mundshëm të sulmuesit në Shqipëri. Tirana apo Partizani e prisnin krahëhapur në formë huazimi deri në fund të sezonit pasi lojtari nuk po merrte minuta me Qarabag.
Por, vetë kurbinasi ka refuzuar gjithçka duke besuar tek cilësitë e tij dhe do të provojë të bëjë të pamundurën për të bindur trajnerin e kampionëve azer. Mund të themi që e ka nisur siç duhet pasi në ndeshjen e parë të vitit ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Qarabag zhvilloi një ndeshje miqësore përballë Zira të cilën e fitoi me rezultatin 4-0 dhe autor i golit të 3-të ishte pikërisht ish-sulmuesi i Tiranës.
Xhixha ka shënuar gjithsej 7 gola në 38 ndeshje zyrtare me Qarabag, ndërsa vjen nga një dëmtim që e mbajti për 3 muaj jashtë fushave të lojës. Kampionati në Azerbajxhan do të rinisë më 23 janar dhe Qarabag pret Araz në shtëpi, ndërsa mban vendin e parë me plot 11 pikë diferencë.
Goli i Xhixhës:
[video width="1488" height="820" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2024/01/bandicam-2024-01-16-17-19-20-438-1.mp4"][/video]