Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ivan Balliu i pafat ndaj Real Betis, devijon topin në rrjetën e tij

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ivan Balliu i pafat ndaj Real Betis, devijon topin në rrjetën e

Ivan Balliu është bërë protagonist, fatkeqsisht kundër ekipit të tij, në ndeshjen e sotme të Rayo Vallecanos ndaj Real Betis për javë ne 17-të të La Liga. Në minutën e shtatë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare devijoi një top drejt portës së tij dhe i dha avantazhin kundërshtarëve. Një autogol ku fajet i ka të “pakta” pasi Balliu ishte me kurriz dhe mbrojtësi tjetër goditi topin pas kokës së tij.

Aktualisht është mbyllur pjesa e parë me rezultatin 1-2 për Betis dhe ekipet janë futur në dhomat e zhveshjes. Balliu është një titullar absolut me spanjollët teksa ka luajtur 15 ndeshje, të gjitha si titullar me minuta të plota. Ai pritet të ketë edhe besimin e trajnerit Sylvinho në Kombëtaren Shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7