
Mund të ishte goli më i bukur në karriern e deritanishme, ai i pari në një kampionat si Serie A, por Marvin Çunin e ndanë centimetrat nga festa legjitime e golit të parë me fanellën e Frosinones.
Në minutën e 20-të të sfidës përballë Empolit, sulmuesi përfitoi nga një gabim i dy shqiptarëve të tjerë, Berisha e Ismajli, dhe tundi rrjetën duke nisur më pas festën. Mirëpo, festa do të prishej nga VAR i cili do të anulonte golin. Sistemi i ri gjysëm-automatik evidentoi pozicionin jashtë loje për punë centimetrash.
Në fushën e lojës janë plot 4 shqiptarë me Arijon Ibrahimovic dhe Marvin Çunin nga vendasit dhe Etrit Berisha me Ardian Ismajlin tek toskanët, ndërsa në stol është gjithashtu Stiven Shpendi.