
Torino ka fituar 1 me 0 kundër Empolit, në ndeshjen e javës së 16 të Seria A. Interesant ishte fakti se për Empolin ishin në fushë Berisha, Ismajli dhe Shpendi. Portieri i Kombëtares shqiptare ishte dhe më i vlerësuari për skuadrën e tij në humbjen minimale. Bashkë me Ismajlin i luajtën minutat e plota.
Goli i vetëm u shënua nga Zapata me kokë në minutën e 25 të takimit. Empoli ndodhet në pozitë kritike, pasi mban momentalisht vendin e 18. Mirë po bën Torino që ndodhet aktualisht e nënta, në ndjekje të zonës europiane.
Kujtojmë se Ismajli është prej më shumë se dy vitesh pjesë e skuadrës, ndërsa Berisha u afrua në merkaton e kësaj vere bashkë me Shpendin.
Video e golit të Torinos: Këtu
Poll