
Arbnor Muçolli ka gjetur golin për Goteborg në fitoren e korrur 1 me 3 ndaj Brondby. Ndeshja e vlefshme për “Atlantic Cup”, pa Goteborg të marri 3 pikët e para.
Muçolli u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kthyer në gol penalltinë e minutës së 12’. Skuadra e tij mbylli praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë me golat e shënuar në minutën e 3’, 12’ dhe 16’.
Kujtojmë se 24-vjeçari Muçolli mori 24 minuta në ndeshjen e fundit të eleminatoreve për Euro2024, që Shqipëria barazoi 0 me 0 kundër Ishujve Faroe.
Goli i Arbnor Muçollit për Goteborg: (VIDEO)
Poll