Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Goli që ndryshoi fatet e derbit, kur Skuka i jepte Partizanit fitoren e parë në “Air Albania”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goli që ndryshoi fatet e derbit, kur Skuka i jepte Partizanit

Xhuliano Skuka është autori i golit të parë dhe të vetëm në fitoren 0 me 1, që Partizani mori ndaj Tiranës në “Air Albania” sezonin e kaluar. Rrjeta e shënuar prej tij në dhjetorin e vitit 2022 ishte historike sepse ajo fitore përkon dhe me të parën nga të kuqtë në stadiumin kombëtar.

Fatet e derbit ndryshuan prej atëherë, pasi Partizani nuk ka humbur asnjë takim tjetër. Kampionët në fuqi kanë fituar 2 dhe kanë barazuar 2 të tjerë në harkun kohor të 1 viti.

Kujtojmë se Skuka gjente rrugën e rrjetës në minutën e 7’. Sezonin e kaluar Partizani fitonte dhe titullin kampion, ku në fundin e sezonit peshë kryesore luajtën ndeshjet derbi të fituar.

Më shumë se 1 vit më vonë, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi do të zbresë të premten në orën 19:00 kundër Tiranës. Derbi i kryeqytetit pritet sërish me mjaft interes në “Air Albania”, me të dyja skuadrat që diskutojnë një vend në “final four”.

Goli i Skukës, Partizani 1-0 Tirana, 21 dhjetor 2022: (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga