Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Vetëm 68 minuta në këmbë dhe asnjë gol, Xhuliano SKUKA drejt largimit nga Metz

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 68 minuta në këmbë dhe asnjë gol, Xhuliano SKUKA

Xhuliano Skuka u largua nga Partizani drejt Metz në Francë gjatë merkatos së janarit. Për sulmuesin dibran, demat arritën të përfitonin 1.4 milionë euro, duke thyer kështu edhe rekordin e mbajtur nga Skënderbeu për shitjen Olainkës.

Por gjithësesi aventura e Skukës te Metz nuk ak shkuar siç duhet dhe  vetëm pas 6 muajsh pritet nj largim i tij. Sipas “Socios-Metz” raportohet se drejtuesit kanë marrë një vendim mbi të ardhmen e shqiptarit dhe largimi gjatë merkatos së verës është i pashmangshëm.

Këtë sezon me Metz sulmuesi ka arritur të luajë në 9 ndeshje, teksa në këmbët e tij ka vetëm 68 minuta dhe asnjë gol. Shumë pak dhe shumë larg pritshmërive që palët kishin në janar. Për t’i shtuar më shumë edhe zërat e largimit ka menduar trajneri, i cili në konferencën për shtyp deklaroi se Skuka nuk është ambientuar dot me skuadrën. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e ish-it të Partizanit, me merkaton e verës që pritet të jetë interesante për të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga