Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Gjest “vëllazëror”, djemtë e Shqipërisë nuk shënojnë penalltinë e parregullt ndaj Kosovës dhe i dorëzojnë topin portierit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjest “vëllazëror”, djemtë e
Shqiperia U19 - Kosova U19

Ditën e sotme, u zhvillua një përballje miqësore mes Shqipërisë U19 dhe Kosovës U-19. Përfaqësuesja dardane arriti të triumfojë me rezultatin 1-0 në këtë “vëllazërore” përballë kuqezinjve.

Megjithatë, në këtë sfidë skenën e mori një episod ku gjyqtari kryesor i takimit akordoi një penallti jo të pastër për Shqipërinë. Të vetëdijshëm se penalltia nuk ishte e rregullt, kuqezinjtë vendosën të bënin një gjest fantastik.

Mesfushori Matia Huqi vendosi t’i dorëzonte topin portierit nga pika e bardhë duke mos shënuar gol. Vendimi i djemve kuqezi për vëllezërit e Kosovës ka bërë bujë në vendin tonë.

Poll

Lexo gjithashtu