Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Klubi i Superiores ia bën “boom” në merkato, prezanton 4 futbollistë njëherësh

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Klubi i Superiores ia bën “boom” në merkato,
Sezoni i ri / Superiore

Bylis ia ka bërë “boom” në merkato, teksa para pak minutash ka prezantuar 4 futbollistët e rinjtë të ekipit. Bëhet fjaël për përforcimë në mesfushë dhe kryesisht në sulm.

Mesfushori Paulo Pjeshka e ka mbyllur me Flamurtarin. 22-vjeçari është bashkuar me ballshiotët. Ndërkohë që përforcimet në sulm janë Roni Wankewai, Ilir Gjuzi dhe Aurel Gjuzi.

Njoftimi i FK Bylis:

FK BYLIS ka kënaqësinë të prezantojë lojtarët e afruar në këtë merkato vere:
• Sulmuesi Roni Uankeuai, që është bërë pjesë e skuadrës disa ditë më parë dhe që pritet të jetë një forcë e shtuar në sulmin e skuadrës sonë.
• Mesfushori Paulo Pjeshka, shkodrani 22-vjeçar që së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Flamurtarit.
• Sulmuesi 21-vjeçar Ilir Gjuzi, i cili vjen nga eksperiencat në Spanjë por edhe në Francë me të rinjtë e Monakos.
• Sulmuesi 19-vjeçar, Aurel Gjuzi, që në karrierën e tij është aktivizuar me skuadrat e Juventus Lorret në Spanjë dhe në Akademinë e Monakos, në Francë.

Poll

Lexo gjithashtu