Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Arriti marrëveshjen me Egnatian, klubi kuqeblu jep NJOFTIMIN për Eneo Bitrin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Arriti marrëveshjen me Egnatian, klubi kuqeblu jep NJOFTIMIN
Eneo Bitri

Eneo Bitri e ka mbyllur zyrtarisht me Nyiregyhaza Spartacus në Hungari. Kontrata i përfundonte pikërisht më 30 qershor dhe palët kanë vendosur që të mos e zgjasin bashkëpunimin dhe është klubi “kuqeblu” që ka njoftuar largimin e shqiptarit.

Siç dihet, mbrojtësi 29-vjeçar ka arritur marrëveshjen me Egnatian prej disa javësh. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi te klubi rrogozhinas, që bën kështu një goditje të bujshme në merkato, duke mposhtur Partizanin në “luftën” për të siguruar shërbimet e ish-it të kuq.

Pas largimit nga Shqipëria ku ka luajtur me Tomorin, Kamzën dhe Partizanin, Bitri pati një aventurë interesante përtej kufijve. 29-vjeçari luajti me ekipe si Banik Ostrava, Valerenga, Cracovia, dhe Gyor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nyíregyháza Spartacus FC (@nyiregyhazaspartacusfc)

Poll

Lexo gjithashtu