Redon Xhixha
Edhe pse emri i sulmuesit Redon Xhixha është aluduar së tepërmi për largimin nga ekipi i Tiranës, klubi bardheblu përmes postimit të fundit, ka publikuar videon ku tregon se 27-vjeçari ka rinovuar.
“Besimi nuk premtohet. Besimi fitohet. Vazhdojmë bashkë…”, mbishkrimi i Tiranës në postim, ndërsa fjalët e para të Xhixhës pas vazhdimit të bashkëpunimit ishte: “Ëndrra vazhdon”.
Pasi dha kontribut të çmuar për kryeqytetasit në edicionin 2025-2026 në sigurimin e mbijetesës, bomberi i bardhebluve do tentojë më shumë në edicionin e ri, aty ku “uria” është e madhe.
View this post on Instagram
Poll
