Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U ndëshkua me karton të kuq brenda disa sekondash, Gert Çarçani tregon PRAPASKENËN mes arbitrit Xhaja dhe trajnerit Kërnaja

Shkruar nga NEWSPORT
U ndëshkua me karton të kuq brenda disa sekondash, Gert
Gert Çarçani, Juxhin Xhaja dhe Oltijon Kërnaja

Pas serisë pozitive në Superiore, Partizani mori humbje në shtëpi karshi Vllaznisë, disfatë 0 – 2 nga kuqeblutë e Shkodrës. Përtej rivalitetit në fushë, mori një vëmendje të veçantë edhe kartoni i kuq për trajnerin e “Demave të Kuq” Oltijon Kërnaja.

Ai u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë dhe pas disa sekondash, arbitri kryesor Juxhin Xhaja i tregoi të dytin të verdhë, e përkthyer me përjashtimin nga fusha me të kuqin.

Moderatori i emisionit sportiv “Skaner” Gert Çarçani, tregon se çfarë ka ndodhur që arbitri Xhaja mori vendimin t’i nxirrte kartonin e kuq Kërnajës brenda disa sekondash:

“Në djenin tim, kartoni i parë i verdhë erdhi për protesta te virojtësi. I dyti i verdhë, përkoi nga fjalët që Kërnaja iu drejtua arbitrit Xhaja: Po ti ku i ke sytë!”

Poll

Lexo gjithashtu