
Armand Duka
Kombëtarja shqiptare triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Serbisë në Leskovc me rezultatin 1-0. Goli vendimtar që i dha tre pikët kuqezinjve u realizua në fund të pjesës së parë nga Manaj.
Pas përfundimit të takimit, padyshim që ka reaguar dhe presidenti Armand Duka. Kreu i FSHF-së është tepër i gëzuar për këtë triumf ku thotë se ëndrra për Botëror vazhdon.
“Emocione pafund… një fitore e merituar, e shumë pritur dhe e ndjerë në çdo zemër shqiptari
Kjo nuk është thjesht një ndeshje - është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet.
Fjalët sot janë të vogla përballë krenarisë që ndjejmë.
Ëndrra për Botëror vazhdon…”, shkruan Duka.
Poll