
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme për zhvillimin e futbollit shqiptar.
Një prej tyre është miratimi i listës së ekipeve pjesëmarrëse në Kategorinë e Tretë, ku 21 ekipe janë ndarë në dy grupe, A dhe B.
Skuadrat e Grupit A janë: Bulqiza, Shiroka, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli dhe KF Shkodra.
Skuadrat e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe T-Kamza.
Ndarja e ekipeve në grupe është bërë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike, ndërsa të gjitha skuadrat kanë plotësuar kriteret e licencimit.
Kategoria e Tretë 2025/2026 do të nisë më 19 tetor 2025, ndërsa Departamenti i Garave në ditët në vijim do të organizojë edhe hedhjen e shortit për kalendarin e sezonit.