Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Armand Duka mesazh të ndjerë: Ishte shembull frymëzimi për të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Armand Duka mesazh të ndjerë: Ishte
kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 95-vjeçare. Ky lajm ka tronditur të gjithë, me Kryepeshkopin që ndërroi jetë në në spitalin “Evangelismos” të Athinës.

Gjendja e Kryepeshkopit ishte përkeqësuar ditët e fundit dhe për fatin e keq nuk mundi t’u bënte ballë komplikacioneve të rënda shëndetësore. Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Armand Duka.

Kreu i FSHF-së ka shprehur ngushëllimet e tij, ndërsa shprehet se ishte një shembull frymëzues për të gjithë.

“Me dhimbje mësova për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, një figurë e jashtëzakonshme shpirtërore dhe humane, që i kushtoi jetën e tij shërbimit ndaj njerëzve, vlerave të paqes dhe bashkëjetesës.

Kryepeshkopi Anastas ishte një udhëheqës shpirtëror i cili, përmes urtësisë dhe përkushtimit të tij, solli një kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri dhe në promovimin e harmonisë ndërfetare, që është kaq e çmuar për shoqërinë tonë.

Si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të gjithë ata që gjetën frymëzim dhe mbështetje tek Ai.

Në këtë moment të vështirë, le të kujtojmë mesazhet e tij të dashurisë dhe mirëkuptimit, që mbeten një shembull frymëzues për të gjithë ne. Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë si një dritë shprese dhe paqeje.

Qoftë shpirti i tij i qetë në paqe të përjetshme!

Me respekt dhe solidaritet,

Armand Duka”, ka shkruar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga