Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Kokën lart, shyqyr që të kemi ”, Julian Deda motivon Brojën pas lotëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Kokën lart, shyqyr që të kemi ”, Julian Deda motivon
Julian Deda

Armando Broja nuk po përjeton një moment aspak të mirë në karrierë. E qartë se mungesa e minutazhit te Burnley po jep “efekte anësore” edhe te Kombëtarja.

Në ndeshjen ndaj Andorrës, sulmuesi 24-vjeçar nuk ishte në gjendje të bënte diferencën. Për të dëshmuar situatë e vështirë profesionale, Broja gjatë largimit nga fusha e blertë për te dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes, u pa i përlotur.

Moderatori dhe humoristi Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale për këtë situatë: “Kokën lart Armando Broja. Ti ke kontributin tënd të padiskutueshëm në këtë sukses të Kombëtares. Broja, lojtar me super kualitet, që shyqyr që të kemi”.

Deda pati dy fjalë edhe për mbrojtësin Elsedi Hysaj, i cili i qëndronë pranë Brojës dhe u përpoq të “karikonte” për t’i larguar lotët dhe mërzinë: “Bravo Elsedi Hysaj, gjest prej profesionisti”.  

“Kokën lart, shyqyr që të kemi ”, Julian Deda motivon
"Story" i Julian Dedës


             

Poll

Lexo gjithashtu