Armand Duka ka theksuar vlerësimin për trajnerin Sylvinho për gjithë punën që ka bërë në Kombëtare. Dhe paragjykimeve për lojtarë të preferuar të brazilianit, ai evidentoi se kjo gjë nuk ekziston dhe nuk e beson.
Ndërkaq, u ndal edhe te një vizitë e Besnik Hasit në Tiranë, për të cilin tregoi se nuk e ka takuar, por ndoshta në një të ardhme nuk ia mbylli derën bashkëpunimit. Dhe në fund, pyetja ishte për Skemën e “Final Four”, ku tregoi se analizat me specialistët kanë shfaqur një nivel të lartë të kampionatit shqiptar. Në fjalën e tij para gazetarëve, Duka tha:
“Shiko këto janë gjëra që nuk ndodhin për herë të parë te ne. Janë diskutime që bëhen rëndom. Ne duhet të shohim vendimet, jo paragjykimet. Unë kam vlerësim pozitiv për trajnerin. E përjashtoj plotësisht akuzën për klientelizëm. Selektimet e tij kanë qenë subjektive. Unë nuk mendoj se të gjithë që jemi këtu nuk do të ndryshojnë më shumë se 5 përqind e gjithë futbollistëve.
Hasi në Tiranë? Të jem i sinqertë, nuk e di. Kam takuar disa ish futbollistë këto ditë, por Besnikun jo. Por pa mbyllur me Sylvinhon nuk mund të vazhdojmë më tej. Edhe pse ka refuzuar edhe një herë, sigurisht që po. Kjo nuk është martesë, është profesionalizëm.
Skema? Në çdo kampionat, në përfundim të çdo kampionati duke parë të gjithë statistikat, pra është bërë një analizë. Realisht është një kampionat i fortë. Por nuk do të thotë që është një kampionat shumë të lartë. Është i fortë, është i paparashikueshëm. Karakteristikat e këtij kampionati janë se vendi i fudnit me të parin, nuk janë shumë të mëdha. Shpesh thonë që duhet t’i shtojmë skuadrat me qytete që kanë traditë futbollin. Por, në klube që nuk investohet, sërish do të mbesë jashtë nëse nuk do të bëhet qoftë me 12 apo 16 skuadra. Ky kampionat është i fortë dhe e shton interesin e skuadrave për pikë. Financat aktuale që janë në dispozicion për futbollini nuk të japin premisa për të qenë më shumë skuadra. Në këto kushte, me këto financa, pa një Ligj Sponsorizimi do të vazhdojmë me 10 skuadra në Superiore dhe në 12 në Kategorinë e Parë”, tha ai.
