
Sezoni 2017-2018 do të mbetet i paharrueshëm në memorjen e tifozëve të Skënderbeut, por jo vetëm. Në këtë edicioni, ata nën “dirigjimin” e trajnerit Ilir Daja u shpallën kampion të Shqipërisë, madje duke arritur edhe një sukses të pashkruar në futbollin vendas apo nga klubet e tjera shqiptar (Shkëndija, Ballkani, etj,), pjesëmarrja në fazën e grupeve të Europa League.
Tashmë në “timonin” e Dinamos, Daja ka shansin ti kualifikojë kryeqytetasit në grupet e Conference League, ndërsa është dy ndeshje larg për të shkruara historinë me dinamovitët.
Ardjan Takaj, figura kryesore e klubit të Skënderbeut të “artë” dhe atij aktual, ka marrë indicien nga suksesi i fundit i Ilir Dajës, ku eliminuan gjigantët e Kroacisë, Hajduk Split, të postojë në rrjetet sociale logon e Skënderbeut, e cila i përket periudhës 2017-2018.
