
Edonisa Aliu dhe ekipi i Partizanit
Ekipi i Partizanit të vajzave do të luajë ditën e sotme një ndeshje mjaft të rëndësishme përballë serbeve të Spartak Subotica, e vlefshme për UEFA Women’s Europa Cup.
Pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”. Ndeshja e dytë Spartak Subotica – Partizani do të zhvillohet pikërisht ditën e sotme në “Gradski Subotica”, në orën 18:00.
Ndërkohë që një përshëndetje speciale ka ardhur direkt nga Serbia, aty ku vajzat e “kuqe” kanë zbarkuar. Në foton e publikuar nga pjesëtarja e stafit të “Demave”, Edonisa Aliu, shihen vajzat duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.
Ndërkohë që në sfond, Edonisa ka preferuar të jetë akoma më patriote, duke vendosur këngën e Ilir Shaqirit, “Besa – Besë”.

Foto e publikuar nga Edonisa Aliu
Poll