Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fanela “legjendare” e Rey Manajt me golin HISTORIK në Serbi ndryshon “pronar”, tashmë i takon banorit të BBVIP

Shkruar nga NEWSPORT
Fanela “legjendare” e Rey Manajt me golin HISTORIK në Serbi
Rey Manaj duke festuar golin ndaj Serbise

Një surprizë e organizuar për Stenaldon ka bërë që banori të lërë sonte përkohësisht shtëpinë e “Big Brother"-it. Përmes një udhëzimi të marrë nga moderatori i programit, Stenaldo hypi në një makinë dhe u nis për te stadiumi “Air Albania”, aty ku ndodhen dhe zyrat e "Top Albania Radio".

Sapo hypi në ashensorin e ndërtesës, Stenaldo u shpreh se e kuptoi se ku ndodhet. Më pas Stenaldo u shoqërua për në studion e “Top Albania Radio” në tavolinën e të cilës ndodhej dhe gazetari sportiv Dritan Shakohoxha, për të cilin banori nuk ishte në dijeni sepse nuk është njoftuar.

Teksa Stenaldo vijoi të imitonte Shakohoxhën, gazetari sportiv e shikonte me admirim dhe buzëqeshje. Në momentin kur Shakohoxha foli, banori u befasua dhe plot emocione duke mos e besuar këtë gjë u dëgjua teksa thoshte: Jooo, nuk është e vërtetë!

Surpriza nuk ishte thjeshtë prezenca e Shakohoxhës, por dhurata që ky i fundit kishte për Stenaldon, fanela e golit të fitores historik në Serbi nga sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj. 

Kujtojmë se gjatë rrugëtimit të tij në “BBVA5”, Stenaldo jo pak herë ka surprizuar me aftësinë e tij për të imituar personazhe të njohura, mes tyre dhe Shakohoxhën.

Poll

Lexo gjithashtu