Edhe pse do të duhet të presim se çfarë do të rezervojë përballja e ditës së sotme mes Elbasanit dhe Dinamos, një pasqyrë e qartë duket se është “ndërtuar” mbi fatin e “Final Four”, kjo pas rezultatit që u prodhua në sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias.
Rrogozhinasit triumfuan 2-1 ndaj shkodranëve, duke i hapur kështu rrugë misionit të tyre për titullin e 3-të dhe momentalisht ata e gjejnë veten në krye të renditjes në kuotën e 34 pikëve.
Nga ky rezultat, i “priten” shpresat Dinamos. Të ndodhur në vendin e 4-të në kuotën e 27 pikëve, kryeqytetasit nuk kanë më asnjë shans për të shpresuar te “mrekullia”, edhe nëse i fitojnë dy ndeshjet e mbetura.
Kampionët në fuqi mbajnë në duar “rregullat e lojës”, pasi edhe në rast barazimi me Elbasanin në ndeshjen e fundit do të dilnin “faqebardhë” në fundin e këtij edicioni.
