
Armando Broja ishte një nga lojtaerët që të gjithë tifozët mezi pritën që ta shihnin në fushën e lojës. Diçka e tillë nuk ndodhi edhe pse sulmuesi u grumbullua nga Sylvinho për sfidën me Çekinë e vlefshme për Euro 2024 dhe për duelin miqësor me Bullgarinë.
Vetëm pas 2 ditësh grumbullimi, Broja u largua, për shkak se sulmuesi pati një shqetësim. Për fatin e mirë pas ekzaminimeve mjekësore nuk duket asjgë serioze dhe diçka e tillë konfirmohet së fundmi.
Lojtarin ka nisur menjëherë stërvitjen me Chelsea dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Premier League që “Blutë” do ta luajnë ndaj Arsenal. Mbetet të shihe tnëse Pochettinho do t’i besojë një fanelë titullari siç ka bërë në sfidat e fundit apo Broja do ta nisë nga stoli.