
Ky edicion, do të jetë edicioni i tre musketjerëve. I pari është Ilir Daja që mori drejtimin e Partizanit, në vend të dytë Skënder Gega, ish-kampion me të kuqtë që u prezantua te Kukësi, dhe I fundit, por jo më pak I rëndësishmi, Emanuel Egbo, që shpalli Tiranën kampione në sezonin që sapo u mbyll në një kampionat surprizash.
Ky kampionat që do të vijë, premton surpriza përsa kohë që edhe tre trajnerët e skuadrave kryesore të superligës, Tiranës, Kukësit e Partizanit, do të kenë tre trajnerë që do të hahen mes tyre me skemat taktike dhe punën profesionale. Daja dhe Egbo e njohin shumë mirë njëri tjetrin, mënyrën sesi stërvisin lojtarët, apo karakteret e tyre. Këtij ansambli I bashkohet edhe Skënder Gega, që nuk ka punuar me dy të parët, por që pretendohet të sjellë surpriza me Kukësin.
Më shumë sesa lufta sportive e ekipeve, ky do të jetë edhe viti i trajnerëve. Të tre, do të jenë në garë mes tyre. Egbo dhe Gega do kenë punë me ekipet në kompeticionet evropiane. Kjo nuk e lë pas Dajën, që këtë periudhë, do të duhet të njohë ekipin e tij të ri sa më shpejt për t'u lëshuar në fushë në hapje të kampionatit.
E ku do ketë më bukur sesa këtë vit futbollistik, ku qindra e mijëra tifozë, do të presin nga ekranet e televizioneve të shohin sesi do të luftojnë në fushë vec futbollistëve, edhe tre trajnerët elitë shqiptarë të superligës. Të paktën, këtë herë, presidentët vendosën "me mend në kokë". Ia besuan ekipet trajnerëve shqiptarë, sepse në fund të fundit, edhe ky kampionat ofron kualitete.