
Shqipëria ka mësuar më në fund rivalët e saj në grupin e Euro 2024. Kombëtarja kuqezi u shortua në Grupin B dhe përballë do të ketë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Një grup ferri për kuqezinjtë që do të sfidojnë skuadra gjigante dhe me emër.
Sfida e parë do të jetë me fqinjtë përtej detit, Italinë, më 15 qershor në Dortmund. Më pas përballemi me Kroacinë në 19 qershor në Hamburg dhe me Spanjën në 24 qershor në Dusseldorf.
Tifogrupi besnik i Kombëtares shqiptare, ‘Tifozat Kuq e Zi’ ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku pasqyron kundërshtarët e grupit dhe përdor sloganin: Gjermani, shqipet po vijnë!
Poll