Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Teuta për titull? Po ky a është mirë nga trutë e kokës?

Shkruar nga NEWSPORT

Faqja zyrtare në “Facebook” e Teutës ka shkruar një postim vetëm pak minuta më parë.

Nuk dihet nëse kjo faqe përdoret edhe nga klubi, por në opinionin e publikuar ata mendojnë se Magani nuk është mirë nga trutë e kokës dhe shkak për këtë bëhet shprehja e tij: “Këtë herë jemi për titull”

Edhe pse nën zë, drejtuesit e faqes KS Teuta në “Facebook” e mendojnë diçka të tillë duke e publikuar gjithashtu në rrjetet sociale.

Publikimi i plotë i KS Teuta.

"Teuta, paska qenë e vërtetë!

Që Magani punon mirë e me pasion dhe ekipet e tij luajnë një futboll cilësor, kjo nuk është vënë ndonjëherë në dyshim.

Por kushedi pse kur e dëgjoje qoftë dhe në privat të thoshte se “këtë radhë jam për titull”, pa dashur ta fyesh mendoje me vete: po ky, a është mirë nga trutë e kokës? Emrat nuk ishin sugjestionues. Madje kishte dhe dyshime. Albi Dosti, për shembull. Ky është talent i madh, ose më saktë ishte i tillë, dhe kishte vite që nuk gjente veten.

Ndër më të mirët në fitoren në Shkodër. Te Çyrbja u besua sërish. Për të katërtin vit radhazi me shpresën se do jetë viti i tij. Super gol! Super, super gol! Osemene dhe Latif ishin tjetër gjë në sulm. Ndërkohë që për Lenën fjalët janë të tepërta.

Tani, që Gashi e tepron, e tepron, Teuta e tij ende nuk të bind për titull, por nëse ke 6 pikë pas dy sfidave dhe ke fituar në Shkodër duke dominuar e duke mos rrezikuar asnjëherë, do të thotë që pa gjë nuk je. Ndonjëherë nuk kuptohej kush ishte skuadër vendase, Teuta apo Vllaznia."

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga