Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tashmë ZYRTARE, Vllaznia ndan rrugët me kapitenin pas 9 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë ZYRTARE, Vllaznia ndan rrugët me kapitenin pas 9 vitesh

Erdenis Gurishta është i larguari i radhës nga Vllaznia. Futbollisti e kishte njoftuar me kohë largimin e tij nga kuqeblutë por vetëm ditën e sotme e ka bërë me dije dhe vëtë klubi i Vllaznisë.

Nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë në Facebook, Vllaznia falenderonë Gurishtën i cili ka qenë pjesë e klubit perj 9 vitesh. Kujtojmë 28-vjeçari ka arritur të fitoi 2 Kupa të Shqiprisë me shkodranët.

Këtë sezon kapiteni është aktivizuar në 30 ndeshje ku ka arritur të asistojë 2 herë. Ndërsa e ardhmja e qendërmbrojtësit është ende pa sigurtë me interesin skuadrat e kryeqytetit si edhe Sofia e Bullgarisë.

Postimi Vllaznisë:

Pas 9 vitesh rrugëtimi të përbashkët, vjen edhe momenti për t'i ndarë rrugët. Kapiteni Erdenis Gurishta do ta vazhdojë karrierën e tij sportive larg Vllaznisë, por falenderimet nuk mund të mungojnë për kontributin e tij për ngjyrat kuqeblu. Ai ishte kapiteni i skuadrës tonë që ngriti dy herë rradhazi lart trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Faleminderit Kapiten dhe sa më shumë suksese në karrierën tëndë të mëtejshme!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga