
Sudtirol skudadra italiane që militon në Serie B do të luajë këtë fundjavë në transfertë përballë Ternanës. Tek skuadra e Sudtirol aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar, Silvio Merkaj.
Por ky i fundit nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e kësaj fundjave. Shkak i kësaj mungese është bërë dëmtimi në muskul i shqiptarit. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit dhe sa do të mungojë 25-vjeçari, teksa klubi italian ka dalë me një deklaratë.
“Në lidhje me atë që u tregua nga stafi mjekësor, ju njoftojmë se lojtari Silvio Merkaj ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë të muskulit të majtë. Për të ditur kohën e rikuperimit duhet të presim rezultatin e analaizave të tjera që janë planifikuar të bëhen javën e ardhshme”, shkruan klubi nga Tiroli i Jugut.