Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Zyrtarizohen miqësoret, mësoni dy kundërshtarët e Kombëtares shqiptare U-21

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtarizohen miqësoret, mësoni dy kundërshtarët e
Kombëtarja shqiptare U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi do të përballen me Moldavinë U-21 dhe Ukrainën U-21.

Takimi i parë, Moldavi U-21 – Shqipëri U-21, është programuar më 13 nëntor, në orën 15:00, dhe do të luhet në Tiraspol, në “Sports Complex Sheriff”.

Ndeshja e dytë, Shqipëri U-21 – Ukrainë U-21, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 17 nëntor, në orën 18:00.

Këto dy miqësore do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për trajnerin Bushi dhe stafin teknik, për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të vlerësuar futbollistët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren U-21.

Zyrtarizohen miqësoret, mësoni dy kundërshtarët e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu