Tifozët shqiptarë
Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Çekisë, sfidë e vlefshme për raundin e 3-të të Ligës së Kombeve. Ndeshja që do të zhvillohet në Prag, nis në orën 20:45.
Sigurisht që lojtari i 12-të i Kombëtares nuk mund të mungonte. Tifozat Kuq e Zi janë aty për të mbështetur futbollistët në fushë që ta mbyllin këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme.
All - Paragraf - 3
Por gjatë marshimit për në stadium, tifozët shqiptarë janë “hasur” me një situatë aspak të këndshme. Disa tifozë çekë filluan thirrjet raciste: “Kosova është Serbi”, teksa kështu nisi dhe përplasja mes tyre.
Poll
