Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ 11 tetori ditë HISTORIKE, Kombëtarja shqiptare na rikthen 10 vite pas

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 11 tetori ditë HISTORIKE, Kombëtarja shqiptare na rikthen 10
Armeni - Shqiperi

11 tetori është një ditë historike për të gjithë shqiptarët. Besoj të gjithë e mbajnë mend se çfarë ka ndodhur në këtë datë, 10 vite me parë.

Kualifikimi i parë i Kombëtares shqiptare në një kampionat europian. Shqipëria për herë të parë do të siguronte biletën për në Europian, ndërsa më 11 tetor 2015 fituam ndaj Armenisë.

Një triumf që na dha biletën për në Euro 2016, teksa drejtoheshim nga Gianni de Biasi. Emocione të papërshkueshme dhe kujtime të paharrueshme, me Elseid Hysajn, Berat Gjimshitin, Arlind Ajetin, Naser Alijin dhe Ervin Bulkun që na tregojnë se çfarë përjetuan në atë sfidë.

Siç dihet kuqezinjtë triumfuan 3-0 ndaj Armenisë në Jerevan, një natë që u ngulit fort në mendjen e zemrën e tifozëve shqiptarë. Dhe pikërisht kjo datë mund të na shërbejë si një “ogur” i mirë mbrëmjen e sotme, ku në orën 20:45 do të luajmë në Leskovac ndaj Serbisë.

Duel i vlefshëm për grupin K dhe në lojë është “play-off”-i për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu