Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Unë do e kisha futur Muçin titullar”, Altin Lala flet nga Varshava: Për këtë ndeshje s’duhet motivim, kush kërkon diçka të tillë mos të luajë

Shkruar nga NEWSPORT
“Unë do e kisha futur Muçin titullar”, Altin Lala flet
Altin Lala

Kombëtarja shqiptare zbret në fushë pak minuta më vonë për t’u përballur me Poloninë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”. Sfida që luhet në Varshavë, nis në orën 20:45. Në prag të këtij dueli direkt nga Polonia ka folur edhe ish mesfushori i Shqipërisë, Altin Lala.

“Kur je kaq afër fushës dhe në këtë stadium, patjetër ka adrenalinë. Kështu që janë ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme. Kjo mund të jetë ndeshja më e rëndësishme e Kombëtares, shpresoj që ta fitojmë. Nëse do të isha në fushë, fjalim motivues? Absolutisht që nuk ke nevojë të motivosh, nëse motivon një lojtar në këtë ndeshje, ai s’duhet të luajë. Nuk duhet të motivohet, është i qartë qëllimi dhe përgjegjësia e lojtarit.

Unë mendoj se trajneri duhet t’u japë atyre një suport nga ana mentale, asnjë lojtar nuk ka nevojë për frymëzim, por për qetësim. Muçin titullar? Muçi ka bërë jashtëzakonisht shumë mirë, unë edhe e kisha futur, pse jo? Por shpresoj që ta mbajmë rezultatin me 0 mos të pësojmë dhe ta aktivizojmë minimumi 30 minuta. Edhe Mehmeti ka performancë të mirë. Unë e them për lojtarët që kanë minutazh dhe vetëbesim, duhet të aktivizohen.

Tifozë shqiptarë jashtë stadiumit? E vërtetë. Stadiumi është shumë i madh, këto tabelat duhet të ishin më të dallueshme. Ka shumë polici jashtë. Do guxojmë apo do presim si zakonisht? Ne kemi pasur një ngritje të Kombëtares, çunat kanë vetëbesim. Shumica kanë luajtur në europian. Është ndeshje e vështirë, ta mbajmë atë 0 si fillim”, tha Lala.

Poll

Lexo gjithashtu