
Festa e Kombëtares në "Air Albania" pas kualifikimit në "Euro 2024"
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë më 16 nëntor, në kuadër të ndeshjes përmbyllëse të kualifikuesve të “Botërorit 2026”. Sfida që do të zhvillohet në “Air Albania”, nis në orën 18:00.
Biletat po shpërndahen me “formulën” e aplikimit, teksa kanë dalë në shitje për tifozët që më 16 tetor. Edhe pse kapaciteti i stadiumit është diçka më shumë se 22 mijë, numri i aplikuesve ka qenë shumë herë më i madh.
Mësohet se për të ndjekur nga afër Shqipëri – Angli, kanë aplikuar mbi 100.000 persona. Një interesim i lartë për vetë faktin që përballemi me “3 luanët”, por edhe se Kombëtarja kuqezi është pranë “play-off”-it në rrugën drejt Botërorit.
Poll