Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqipëria i bën “golin” Letonisë pa nisur ndeshja, FSHF jep njoftimin e RËNDËSISHËM

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria i bën “golin” Letonisë pa nisur ndeshja,
Mirlind Daku

Teksa na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë, e cila do të mbahet në “Air Albania”, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë njoftimin e rëndësishëm.

Përmes postimit në rrjetet sociale, bëhet e ditur se janë shitur të gjitha biletat, çka do të thotë se Kombëtarja do ta ketë në krahë “Lojtarin e 12”. Në këtë takim, fitorja është detyrim, pasi çdo rezultat tjetër do të merrë trajtën e një dështimi.

Paralelisht me këtë duel, do të zhvillohet në Beograd edhe Serbi-Angli, ku një fitore e “Tre Luanëve” do i rriste shanset grupit të Sylvinhos për vendin e 2-të në Grupin K. Aktualisht, Shqipëria grumbullon 5 pikë pas 4 ndeshje, 2 më pak se Serbia, ndërsa këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

         

Poll

Lexo gjithashtu