Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Serbët kanë ‘spiunuar’ stërvitjen? Nuk kemi gjë për të fshehur, s’kanë kapur ndonjë element”, Sylvinho vlerëson kundërshtarin: Serbia ka ekip dhe trajner të mirë, në 90 minuta ndodh çdo gjë

Shkruar nga NEWSPORT
“Serbët kanë ‘spiunuar’ stërvitjen? Nuk kemi
Sylvinho

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë të shtunën e 7 qershorit, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45. Në prag të këtij dueli, para mediave ka folur trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. 

Si e shikoni ekipin e Serbisë dhe prej cilit lojtar do të jeni i kujdesshëm? A mendoni se Shqipëria do të ketë mundësi nëse humbet nesër?

Ata janë një ekip i fortë dhe kanë lojtarë të fortë si Vlahovic dhe Mitrovic. Kam dhe unë lojtarë të mirë si Manaj, Broja dhe Bajrami. Shpresoj që nesër të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët duan të fitojnë. Dëgjova edhe trajnerin kundërshtar që donte diçka të tillë. 90 minuta janë të gjata, mund të ndodhë çdo gjë. Për Botërorin është shpejt për të folur, por nesër futemi në fushë për 3 pikët.

Si është gjendja e skuadrës pasi vijmë në fundin e një sezoni. Ndeshja me Andorrën me 2 sulmues, do të kemi sërish nesër 2 të tillë për të ngacmuar portën e Serbisë?

Shumë trajnerë ankohen për lojtarët pas sezonit. Shumë lojtarëve u bie që të kenë 10-15 ditë pushime. Por kemi bërë stërvitje në 5-6 ditë të mira. Me Andorrën kemi bërë ndryshime dhe na doli mirë, por Serbia është një tjetër ekip në të gjitha aspektet. E kam në mendje formacionin titullar, por të shohim se si do të vendosim.

Një nga mediat serbe ka bërë regjistrime të stërvitjes së Kombëtares shqiptare. Mendoni se ata e kanë të qartë se çfarë kërkon Shqipëria, nga dëshira për rezultat pozitiv në këtë ndeshje?

Nuk kemi asgjë për të fshehur. Ata kanë parë 5-6 ndeshjet e fundit tonat, ne kemi parë të tyret. Nuk mendoj se kanë arritur të kapin ndonjë element. Ata na njohin, ne i njohim. Të dyja kampet kanë lojtarë shumë të njohur në nivel botëror.

Mbi 2 vite që drejtoni Shqipërinë. Në prag të kësaj ndeshje keni parë diçka ndryshe në parapërgatitje, përsa i përket dozave emocionale. Po ju vetë jeni përfshirë?

Është një ndeshje ndryshe, gjithmonë do të jetë ndryshe nga të dyja kampet. Shpresoj që t’u sjellim një ndeshje të bukur në aspektin sportiv. Dy ekipet kanë lojtarë dhe trajnerë të mirë, fus edhe veten time këtu. Do ketë atmosferë nga 22 mijë tifozë, të cilët janë lojtar shtesë për ekipin tonë. Doja të sillja babain tim për të parë ndeshjen, por ishte një rrugë tepër e gjatë dhe udhëtim i lodhshëm.

Ju si lojtar dhe trajner keni shumë eksperiencë, ashtu edhe si lojtarët që ju stërvisni. Por ata janë në ndikimin dhe presionin e rrjeteve sociale. A është gjë e mirë ajo që flitet, si do ta menaxhoni?

Është e vërtetë unë kam luajtur në ndeshje të mëdha përgjatë karrierës sime, kam pasur peshë dhe përgjegjësi të madhe. E kam bërë 15 vite më parë, kur rrjetet sociale nuk ishin si sot. Në kohën time ka qenë pak më e lehtë. Sot me gjeneratën e re, nuk i intereson shumë. Mesazhi që është që të bëjmë maksimumin dhe të lemë zemrën e shpirtin në fushë.

Dihet që për të gjithë shqiptarët është ndeshje delikate. Si e keni ekipin nga ana psikologjike për këtë ndeshje me emocion të veçantë, sidomos për lojtarët nga Kosova?

Të dyja ekipet kanë përgatitur gjithçka mirë. Është një ndeshje ndryshe. Por kur flasim për futbollin, flitet në fushë do të jenë ndeshje me intensitet dhe çfarë ndodh më pas do të shihet në fushë. Kanë lojtarë të mirë, por kemi dhe ne. Do të flasim vetëm me futboll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga